Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

2025/06/14 at 9:29 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, një nga zonat më piktoreske të veriut të Shqipërisë, po bëhet qendra e një rilindjeje të rrallë: gratë e kësaj treve po ringjallin traditën mijëravjeçare të kultivimit dhe përpunimit të mëndafshit, një zanat thuajse i zhdukur pas rënies së komunizmit.

Në të kaluarën, gratë e Zadrimës njiheshin për veshjet e tyre elegante dhe të punuara me dorë, ku spikaste mëndafshi i kuq dhe jelekët e hollë, raporton Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP).

Por historia e këtij zanati rrezikoi të harrohej përfundimisht pas vitit 1990, kur uzina e vetme shtetërore që përpunonte mëndafshin u shkatërrua dhe mijëra shqiptarë emigruan jashtë vendit.

Prej rreth 15 vitesh, Françeska Pjetraj, 30 vjeç, dhe nëna e saj Mimoza, 54 vjeçe, kanë vendosur të ringjallin këtë traditë të lashtë në mënyrë artizanale. Në punishten e tyre familjare, gjithçka bëhet me dorë: nga rritja e krimbave të mëndafshit, nxjerrja e fijes, e deri te endja e produktit final.

“Është një traditë po aq e vjetër sa vetë Zadrima. Dikur, gratë këtu visheshin me mëndafsh, ishte një nga kënaqësitë e tyre më të mëdha”, thotë Françeska Pjetraj, sipas AFP-së.

Rritja e krimbave të mëndafshit është një proces delikat që kërkon përkushtim dhe dashuri.

“Ata janë si fëmijë. Kërkojnë kujdes të veçantë, nuk durojnë temperaturat mbi 28 gradë, lagështinë, as zhurmën. Edhe vetëtimat i trembin”, shpjegon ajo, ndërsa kujdeset për krimbat që ushqehen me gjethe mani.

Procesi i përpunimit të mëndafshit është po aq i ndërlikuar sa i bukur.

Vitin e kaluar, Françeska dhe Mimoza arritën të prodhojnë 10 kilogramë fije mëndafshi, të cilat u transformuan në shalla, funde dhe bluza.

“Fatmirësisht, nuk kemi mungesë porosish, sepse cilësia jonë është e lartë dhe çmimet janë konkurruese”, thotë Mimoza.

Shembulli i tyre ka frymëzuar edhe qindra gra të tjera në zonë, të cilat kanë nisur të merren me rritjen e krimbave të mëndafshit dhe punimin artizanal të tekstileve.

Rozana Gostorani, një 18-vjeçare nga Zadrima, thotë se ëndërron që një ditë të shohë mëndafshin që ajo end në pasarelat e markave të mëdha të modës.

“Është një zanat i lashtë dhe një art i nivelit të lartë. Mendoj se shtëpitë e modës si Versaçe apo Dolce & Gabbana duhet të frymëzohen nga ajo që ne krijojmë këtu”, shprehet ajo me krenari.

Ju sugjerojmë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Para
Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

Ekonomia gjermane pritet të rimëkëmbet, ekspertët shohin fundin e krizës

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Hill: SHBA nuk do të ndërhyjë më!Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

TE FUNDIT

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
7 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit Federal në Zvicër ngriti akuza ndaj një të dyshuari për lidhje me terrorizmin. Sipas prokurorisë ai mendohet...

Lexo më shumë

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
7 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste....

Lexo më shumë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
7 Korrik, 2025

SHBA-të po planifikojnë të vendosin një taksë prej 25% për produktet që hyjnë në vend nga Koreja e Jugut dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com