Sport

Volfsburgu i ofron 400 mijë euro Kukësit që ndeshja të luhet në Gjermani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 08/09/20 |
Al Do

Rruga e Kukësit në Europa League është vështirësuar pasi kundërshtari i radhës është ekipi gjerman i Volfsburgut. Megjithatë, veri-lindorët kanë avantazhin e fushës për këtë takim. Por një ofertë e pabesueshme ka ardhur për ta nga ekipi gjerman.

Sipas “Panoramës”, Volfsburgu ka i ofruar 400 mijë euro Kukësit plus kostot e udhëtimit për lojtarët, që ndeshja të zhvillohet në Gjermani. Shkak për këtë ofertë të pazakontë është bërë situata e pandemisë.

Ekipi gjerman nuk është fort i sigurt për lojatarët që do të udhëtojnë në Shqipëri dhe ka preferuar që ndeshja të zhvillohet në “Volsfsburg Arena” dhe jo në “Air Albania”.

Sipas të njejtave burime ka qenë vetë drejtori Nderim Nexhipi që ka marrë pjesë në këto negociata. Ai është një njohje e vjetër e gjermanëve, pasi edhe ka luajtur për Volfsburgun.

Por megjithatë e gjithë kjo përpjekje e Volfsburgut nuk ka gjasa të shkojë përpara pasi UEFA e ka ndaluar diçka të tillë dhe ka vendosur që ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri./ Opinion.al

Pas