Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vodhën zgjedhjet”, Basha: Ja si i shpërbleu Rama kriminelët

2019/06/22 at 9:29 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vodhën zgjedhjet”, Basha: Ja si i shpërbleu Rama kriminelët

Në një dalje për mediat kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se tashmë është vërtetuar që qeveria “Rama” ka bashkëpunuar me gupe kriminale për të vjedhur zgjedhjet.


Basha tha se nga kryeministri deri te punonjësi i thjeshtë i administratës ka bashkëpunuar me kriminelë për të organizuar vjedhjen e zgjedhjeve, duke u mohuar kështu të drejtën demokratike të qytetarëve.

Kryedemokrati tha se qeveria i shpërbleu kriminelët duke i lejuar të pastronin paratë dhe duke u dhënë leje ndërtimi.

 “Pamjet e Edi Ramës, Pjerin Ndreut, Damian Gjiknurit, Vangjush Dakos, Ulsi Manjës dhe gjithë politikanëve aleatë të krimit duke u sjellë me pafytyrësi arrogante ndaj veprimeve të tyre, janë pamje të neveritshme të një grupi njerëzish të cilët krimi i ka shpërfytyruar dhe i ka kthyer në gënjeshtarë patologjikë si të gjithë ata që kanë varësi nga droga dhe krimet e tjera. Koka e gjithë kësaj sipërmarrje kriminale, Edi Rama nuk ka denjuar as për sy e faqe të bëjë sikur distancohet apo sikur kërkon hetim. Të gjithë këta shpresojnë se skandali do të kalojë. Por nuk do të kalojë. Gjëja e parë që të hedhim poshtë propagandën gëbelsiane qeveritare, mënyra më e mirë për të mposhtur  atë është shprehja e të vertetës në mënyrë të thjeshtë dhe direkte. Ndaj ju ftoj të gjithë ju qytetarë që doni një politikë të pastër dhe të përgjegjshme, që jeni kundër krimit, që doni barazi para ligjit dhe sundim të ligji, të thoni dhe përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë. E vërteta është  e thjeshtë: I gjithë shteti, nga Kryeministri tek punonjësit e fundit publikë kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe me krimin në mënyrë të qëllimshme dhe të planifikuar për të vjedhur votat. Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Kryetari i Komisionit Paralamentar të Sigurisë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe Administratës Publike, deputetë, shefa policie, shefa hipotekash, drejtorë tatimesh dhe të drejtorive arsimore, deri policë, dhe mësues janë përfshirë në një konspiracion kriminal së bashku me vrasës, trafikantë dhe keqbërës të tjerë për të dhunuar vullnetin dhe votën e popullit shqiptar. Edi Rama është planifikuesi, dhe drejtuesi i këtij konspiracioni kriminal dhe garantuesi i pandëshkueshmërisë së të gjithë atyre të përfshirë në të, nga politikanët dhe punonjësit publike tek kriminelët. Si rezultat, të gjithë ata që kanë kryer krimet zgjedhore vazhdojnë të jenë në postet që kanë pasur, ose më lart, dhe vazhdojnë të kenë në dorë proceset zgjedhore në Shqipëri. Si rezultat, askush prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe nuk po zhvillohet një hetim i vërtetë nga prokuroria që kontrollohet politikisht nga Edi Rama. Kjo është e vërteta. Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako. E njejta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis. Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi. Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave. Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit. Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave. Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri”,-tha Basha. Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
Kryesore

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

10 Korrik, 2026 12:22 pm
“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
Aktualitet

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

10 Korrik, 2026 12:18 pm
Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
Bota

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

10 Korrik, 2026 11:24 am
Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

10 Korrik, 2026 11:14 am
Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
Kronikë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

10 Korrik, 2026 10:54 am
Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
Kronikë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

10 Korrik, 2026 10:14 am
Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
Bota

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

10 Korrik, 2026 10:07 am
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Para
Lazio nis punën për zëvendësimin e Thomas Strakoshës

Lazio nis punën për zëvendësimin e Thomas Strakoshës

Kisha e Shkodrës-politikanëve: Gjeni mirëkuptimin, mendoni për kombin

Kisha e Shkodrës-politikanëve: Gjeni mirëkuptimin, mendoni për kombin

Hysaj larg Napolit, Atletico Madridit gati të “rrëmbejë” shqiptarin

Hysaj larg Napolit, Atletico Madridit gati të “rrëmbejë” shqiptarin
















TE FUNDIT

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve

“Rilindja Urbane 2.0”, Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin...

Lexo më shumë

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg

“Zjarrvënia është krim”, Lamallari-qytetarëve: Dënohet deri në 15 vite burg
10 Korrik, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi për parandalimin e...

Lexo më shumë

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve

Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
10 Korrik, 2026

Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që forcon përgjegjësinë ligjore të kompanive që japin me qira skuterë...

Lexo më shumë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë

Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
10 Korrik, 2026

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 53 mijë metra katrorë tokë në lidhje me operacionin e një dite më parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}