Guardia di Finanza dhe Policia Kufitare janë vënë në ndjekje të një gomoneje që dyshohej se kryente trafik droge.
Më pas gomonja është gjetur e djegur tek Gjiri i Granës në Vlorë. Personat që ndodheshin në bord e kanë braktisur mjetin lundrues dhe nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia dyshon se në të po transportohej drogë.