Kronikë

Vlorë/ Sherr me gruan, burri qëllon me kallashnikov në prani të fëmijëve të mitur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 10/08/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaninë të Vlorës. Një 50-vjeçar pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, dhe qëlloi me kallashnikov brenda banesës në prani të fëmijëve të mitur. Menjëherë më pas u largua me shpejtësi nga banesa.

Por pas disa orësh ndjekje nga policia e Vlorës është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas