Sociale

Vrau veten në qeli, 27-vjeçarja shqiptare letër të dashurit: Ishe gjëja më e bukur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 10/08/22 |
Opi Nion

Përpara se 27-vjeçarja shqiptare Donatella Hodo t’i jepte fund jetës së saj në qelinë e burgut, ajo mori një laps e një letër dhe shkroi disa rreshta për të dashurin e saj Leo.

Në rreshtat e dedikuara për Leon, 27-vjeçarja shprehet se përpos çdo gjëje që i kishte ndodhur në jetë, ai ishte ndodhia më e bukur. Përmjet letrës ajo i kujton se ishte njeriu që donte më së shumti dhe se kishte frikë mos e humbiste.

“Leo dashuria ime, më vjen keq. Ti je gjëja më e bukur që mund të më ndodhë dhe për herë të parë në jetë mendoj dhe e di çfarë do të thotë të duash dikë por kam frike nga gjithçka, të të humbas dhe nuk do ta duroja. Më fal dashuria ime, bëhu i fortë, të dua dhe më fal…”. Donatella shkroi fjalët e saj të fundit , frazat e saj të lamtumirës për jetën në një çarçaf të bardhë. Ajo ishte e bukur dhe e re, shumë e re për të vendosur t’i jepte fund jetës ë saj në këtë mënyrë tragjike.  Ajo u vetëvra në burgun e Veronës në moshën 27-vjeçare, pavarësisht se kishte ende jetë përpara dhe një pafundësi ëndrrash dhe projektesh për t’u realizuar.

Donatella dhe dashuria për Leon

“Dona”, siç e quanin miqtë e saj me përkëdheli, ishte e dashuruar. Ishte hera e parë që zemrën e saj e kishte rrëmbyer një djalë. “E donin njëri-tjetrin, ishin të pandarë”: kohët e fundit kishin marrë edhe një shtëpi me qira. “Ata gjithmonë kanë dashur të jenë bashkë”. Ai quhej Leo dhe që nga mbrëmja e së hënës është zhytur në dëshpërim. “i riu është në shok, ka pushuar së foluri dhe nuk ha më, është i mërzitur, kështu e përshkruajnë me shqetësim njerëzit e tij më të afërt. Ai ende nuk mund ta besojë ngjarjen që ka ndodhur…”. Ashtu si Leo, asnjë nga të njohurit e 27-vjeçares nuk e kupton se çfarë ka ndodhur.

27-vjeçaraja italo-shqiptare i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut, pas një lufte të gjatë me varësinë nga droga. Donatella Hodo gjashtë vitet e fundit të jetës i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë, pasi ishte ndaluar disa here për vjedhje./Opinion.al

 

Pas