Një grua është gjetur e pajetë në një barakë në lagjen 1 “Maji” në Vlorë.
Sipas policisë, në një barakë është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe.
Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.
“Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje”,-njofton policia./Opinion.al