Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, pas një ndërhyrje kirurgjikale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa e reja ndërroi jetë në spital.
23-vjeçarja nënë e dy fëmijëve, kishte infeksion dhe u fut menjëherë në operacion, ndërsa pas ndërhyrjes kaloi në gjendje shoku e për pasojë ndërroi jetë, raporton abc news.
Nuk dihet ende se çfarë komplikacionesh mund të ketë pësuar e 23-vjeçarja.