Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vllaznia shkëlqen me fitore ndaj Flamurtarit , Skendërbeu 3 fitore rradhasi

2016/09/18 at 7:39 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vllaznia shkëlqen me fitore ndaj Flamurtarit , Skendërbeu 3 fitore rradhasi

Fitore me lojë bindëse dhe për më tepër asnjë gol i pësuar në tre javët e para. Vllaznia thyen Flamurtarin në “Loro Boriçi” duke siguruar suksesin e parë sezonal në një 90 minutësh të karakterizuar nga ritmi i lartë dhe raste të shumta nga të dyja krahët. Në “Loro Boriçi” Vllaznia kërkonte jo vetëm fitoren e parë në kampionat por dhe golin e parë, por përballë Flamurtarit pritej të ishte një ndeshje e luftuar, aq më tepër që vlonjatët kishin shfaqur një lojë mjaft të mirë një javë më parë. Fillimi ishte vërtetë shumë i mirë për shkodranët që e nisën menjëherë fortë duke rrezikuar që në minutën e 2-të me Hebajn. Vetëm 1 minutë më pas, Gurishta ju afrua golit me një goditje dënimi, ndërsa në të 15-tën rrezikoi dhe Bici me një goditje me kokë. Flamurtari u kundërpërgjigj në të 16-tën me Galicin, që nuk arriti të shfrytëzojë një mundësi mjaft të mirë. Vetëm pak sekonda më pas, kuqeblutë ishin pranë zhbllokimit të rezultatit por Halilaj arriti të ndalë goditjen me kokë të Hebajt. Minuta e 21-të ishte ajo që do të ndryshonte dhe shifrat e ndeshjes. Shkodra shkaktoi një penallti për Shkodrën duke penguar Bicin në zonë. Nga pika e bardhë u nis Tafili që u tregua i saktë duke shënuar golin e parë sezonal të Vllaznisë.


Flamurtari u përgjigj të merrte lojën në kontroll por deri në fundin e pjesës së parë i vetmi rast për t’u shënuar ishte ai i Telushit, që goditi mbi traversë në të 32-tën. Në pjesën e dytë, Vllaznia e nisi sërish më mirë dhe në të 51-tën, vendasit dolën 4 me 2 përpara portës, por Tafili nuk pasoi duke kërkuar goditjen personale që përfundoi mbi traversë. Pak sekonda më pas sërish Tafili goditi fluturimthi por jashtë. Vllaznia ishte dominuese në fushë dhe në të 69-tën shkodranët dolën mirë përpara me Hebajn, që u rrëzua në zonë. Shkodranët pretenduan për 11-metërsh pas ndërhyrjes së Berishës por për gjyqtarin ndërhyrja ishte e pastër. Në të 72-tën, tjetër mundësi për Vllazninë për të mbyllur ndeshjen, me Halilajn që reagoi pas një goditje nga distanca por duke lënë topin pranë portës. Hebaj nuk arriti të shfrytëzojë aksionin dhe pasimi i tij për te Shtubina u ndal nga mbrojtja vlonjate që nuk arriti bënte asgjë në minutën e 74 kur Gurishta me një pasim të saktë dhuroi një asist për Hebaj që këtë herë nuk fali.

Momente feste në Shkodër ku edhe kryebashkiakja Voltana Ademi që është titullarja e institucionit që zotëron aksionet e klubit u shfaq në versionin e tifozes kuqeblu. Minutat deri në fund nuk sollën ndryshim rezultati me Flamurtarin e dorëzuar dhe të pafuqishëm për të shënjestruar kuadratin. Vlonjatët vuajtën në këtë përballje mungesën e një qëndërsulmuesi me peshë duke humbur përballjen e dytë në tre javët e para, ndërsa Vllaznia nuk e njeh ende humbjen dhe ngjitet në kuotën e 5 pikëve.

Skënderbeu, 3 fitoret tregues i pjekurisë

Dominimi 6-vjeçar në futbollin shqiptar, eksperienca, prestigji dhe emri i krijuar gjatë sezoneve të fundit, e kanë rritur ndjeshëm peshën e fanellës së Skënderbeut. Kampionët në fuqi arrijnë të rrëmbejnë 3 pikët edhe kur nuk janë në ditën më të mirë dhe këtë e kanë treguar qartësisht në tre javët e para të kampionatit. Frika më e madhe e drejtuesve të klubit korçar dhe trajnerit Agostinelli është mungesa e urisë për trofe të tjerë, por Skënderbeu po tregon se ka arritur në një fazë të rëndësishme dhe tashmë mund të konsiderohet një skuadër e pjekur. Ndoshta është ende herët dhe këmbët nuk kanë nisur të funksionojnë, por është koka ajo që bën diferencën. Moralisht por edhe fizikisht, Skënderbeu ka gjetur formulën e suksesit nëpërmjet kokës. Skuadra nuk e vuan presionin dhe në fushë tregohet tepër racionale. Mjaftueshëm cinikë, djemtë e Agostinellit e dinë shumë mirë se nuk gëzojnë ende formën maksimale. Ata arrijnë të fshehin pikat e dobëta dhe imponohen ndaj rivalëve me muskujt e kampionit.

Flamurtari ishte testi i parë sezonal ku një gol nga pika e bardhë bëri diferencën, ndërsa Korabi i vuri dukshëm në vështirësi korçarët, aq sa edhe trajneri italian shprehu hapur pakënaqësinë ndaj pjesës më të madhe të ekipit. Nuk ndryshoi muzika as ndaj Laçit ku ishte braziliani Sergio Junior ai që shpëtoi nderin e bardhekuqve. Nga koka ka ardhur suksesi edhe në kuptimin më të drejtëpërdrejtë pasi 4 nga 5 golat e këtij filim-sezoni janë shënuar me kokë. 9 pikë në 3 javë ndaj tre skuadrave që gjithsesi nuk janë testi real për kampionët e Shqipërisë. Në 6 javët e mbetura, kampionët do të bëjnë llogaritë me pretendentët dhe ndoshta muaji i ardhshëm do të jetë treguesi i vërtetë i gjendjes së kësaj skuadre që duhet të nisë të shënojë edhe me këmbë.

/supersport

Etiketa: Flamurtarisuperligavllaznia


Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit
Aktualitet

Qeveria miraton vendimin: Përmirësohet trajtimi financiar për zjarrfikësit

9 Korrik, 2026 8:42 pm
Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 40-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

9 Korrik, 2026 8:40 pm
Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Para
“Arratiset” me një djalë, sajon rrëmbim nga femra të maskuara

“Arratiset” me një djalë, sajon rrëmbim nga femra të maskuara

Ekskluzive/ Bora Kokëdhima zbulon detajet e fejesës, unazën e diamantit, të ftuarit dhe arsyen pse e organizoi festën në Qeparo

Ekskluzive/ Bora Kokëdhima zbulon detajet e fejesës, unazën e diamantit, të ftuarit dhe arsyen pse e organizoi festën në Qeparo

Paloka: Dibra overdoza e Ramës

Paloka: Dibra overdoza e Ramës
















TE FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Laç

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
9 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e të shtënave ka...

Lexo më shumë

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
9 Korrik, 2026

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit...

Lexo më shumë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
9 Korrik, 2026

Mbledhja e 21-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasaburg ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. PS e PD nuk arritën...

Lexo më shumë

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
9 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e Samitit të NATO-s,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}