Sport

Vllaznia rikthehet tek fitorja, mund Teutën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 13/02/22 |
Opi Nion

Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat pasi mundi Teutën me rezultatin 4-2. Në stadiumin “Loro Boriçi’ 45 minutat e para dhuruan pesë gola dhe shumë emocione. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për kuqeblutë, që kaluan në avantazh pas vetëm 51 sekonda lojë falë Latifit.

Vendasit e shtuan ritmin dhe në minutën e 7 gjetën golin e dytë me autor Dianje. Por problemet për durrsakët nuk kishin përfunduar. Në të 16, Latifi realizoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Vllazninë.

Në “Loro Boriçi” u duk se do të ishte një sfidë pa stres për tifozët shkodranë. Por dy minuta më pas, durrsakët reaguan dhe shkurtuan disavanazhin falë Hebajt. Katër minuta nga fundit i pjesës së parë, Vila shënoi golin e dytë për miqtë.

Te Vllaznia siguria u kthye në tension, që do të zhdukej vetëm në minutën e 72’, kur Jonuzi realizoi golin e sigurisë. Në vazhdim sfida u bë më e luftuar, ndërsa në shtesë Qaqi mori karton të kuq dhe la Teutën me 10 lojtarë.

Shkodranët shkojnë në kuotën e 33 pikëve në renditje në vend të katërt, ndërsa Teuta gjendet dy pozicione më poshtë me 21 pikë të grumbulluara pas 20 takimeve të luajtura.

Pas