Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden i telefonon Zelenskiyt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 13/02/22 |
Opi Nion

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy, një ditë pasi i tha presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi do të përgjigjej me vendosmëri ndaj çdo sulmi të mundshëm.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë telefonatës me Zelenskiy-n, “Presidenti Biden rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Dy udhëheqësit ranë dakord se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike në përgjigje të grumbullimit të trupave ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës.

Në situatën e krijuar, vëzhguesit e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) u kthyen me tren në Kiev të dielën pasi u tërhoqën nga qyteti i kontrolluar nga rebelët Donetsk në Ukrainën Lindore mes frikës për një pushtim të mundshëm rus.

Misioni Special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë është vendosur në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 kur shpërtheu lufta midis trupave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia. Kievi thotë se më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë.

OSBE tha në një deklaratë se “shtetet e caktuara pjesëmarrëse” u kishin thënë qytetarëve të tyre në mision që të largoheshin, por shtohet se misioni do të vazhdojë me punën e tij.

Pas