Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlerësimi i S&P për Shqipërinë, PD: Kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP

2020/08/01 at 11:26 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Partia Demkartike ka reaguar pas publikimit të raportit Standard and Poor’s, ku ekonomia shqiptare vlerësohet me  “B+” dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.


Ish-deputetja Jorida Tabaku, shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se Standard and Poor’s kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP.

Tabaku argumenton në reagimin e saj se parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

Sipas saj raporti i S&P “kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve.”

Tabaku thotë se raporti evidenton borxhin e lartë prej thuajse 80% të PBB-së dhe argumenton problemet strukturore të qeverisë.

Më tej, ish-deputetja thotë se arka e shtetit shqiptar mbledh të ardhura sa 26% e PBB-së, vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, me një ndihmë ekonomike reale sa 0.85% e PBB-së, që nuk i shërben ekonomisë.

Reagimi i Tabakut

S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP!

Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

Vlerësimi konstant i raportit vjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Europiane dhe gjithashtu FMN i kanë dhënë Shqipërisë. Raporti kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve.

Situata është më e errët se sa përpjekjet e qeverisë për ta bojatisur atë në media. Raporti nënvizon dhe evidenton se do të ketë ulje të vlerësimit nëse ka përkeqësim të mëtejshëm, si pasojë e ekonomisë informale, rritjes së defiçitit, dhe gjithashtu problemeve me borxhet e fshehura.

Raporti evidenton borxhin e lartë prej thuajse 80% të PBB-së, sikundër argumenton problemet strukturore të qeverisë. Arka e shtetit shqiptar mbledh të ardhura sa 26% e PBB-së, vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, me një ndihmë ekonomike reale sa 0.85% e PBB-së, që nuk i shërben ekonomisë.

Ndihma është e pamjaftueshme, pasi buxheti i shtetit është keqpërdorur me PPP apo investime, që janë jo efiçente dhe janë kthyer në barrë. Problematika të tilla vazhdojnë të jenë të pranishme dhe në projektet e radhës të qeverisë Rama, me PPP-të e radhës si fjala vjen: rruga Milot-Fier e fryrë disa herë, ndërkohë që detyrimet e prapambetura janë rritur dhe çdo shpenzim jetik është pezulluar.

E fundit, jo nga rëndësia, S&P nuk ka dhënë asnjë vleresim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rritur rrezikun nga PPP-të. Me një defiçit fiskal në rritje, borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më e errët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin per të ndërmarrë reforma reale strukturore.

Sot ekonomia ka nevojë për frymëmarrje, ka nevojë për ndryshim, ka nevojë të punojë për shumicën e shqiptarëve e jo për pakicën, ka nevojë për një reformë tërësore që qeveria në ikje nuk e bëri dot kurrë, madje as në fillimet e saj!

Për këtë arsye, plani i Partisë Demokratike është për një taksë të sheshtë që të ulë informalitetin, të reduktojë pabarazinë dhe të vlerësojë punën e ndershme!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Shërohet nga COVID-19 kryetari i LDK-së, ​Isa Mustafa

Shërohet nga COVID-19 kryetari i LDK-së, ​Isa Mustafa

Emrat/ Të dënuar për vepra të rënda, ekstradohen nga Londra dy shqiptarë

Emrat/ Të dënuar për vepra të rënda, ekstradohen nga Londra dy shqiptarë

Kosovë/Arrestohen katër persona, nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Kosovë/Arrestohen katër persona, nuk respektuan masat kundër koronavirusit
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}