Kryesore

Vjedhja e 120 mijë eurove të zyrtares, Rama: Reforma në drejtësi, për të pastruar llumin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:35 - 09/01/23 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rastin e vjedhjes së 120 mijë eurove nga banesa e Alda Klosit ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Paratë e saj u vodhën nga sanitarja në muajin dhjetor, ku i përfshirë ishte dhe djali i saj.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë nisur hetimet edhe ndaj Alda Klosit për origjinën e parave që mbante në banesën e saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama inkurajon drejtësinë që të vijojë hetime. Rama thotë se drejtësia po pastron “llumin” nga institucionet, gjë që sipas tij, nuk ndodhte para se vendi të qeverisej nga PS.

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit! E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë! Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”.-shkruan Rama./ Opinion.al

Pas