InstaBIZ

Tha se do luftonte për Ukrainën, aktori rus përballet me akuza penale në vendin e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 09/01/23 |
Opi Nion

Aktori rus Artur Smolyaninov do të përballet me akuza penale në vendin e tij për komente “anti-ruse” në një intervistë në gazetë, thanë hetuesit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Aktori që luajti në filmin e vitit 2005 “The 9th Company” për fushatën ushtarake të Bashkimit Sovjetik në Afganistan, tha në një intervistë se do të luftonte për Ukrainën, jo Rusinë, në rast se do t’i duhej të merrte pjesë në luftën e vazhdueshme.

Më herët, Artur Smolyaninov kishte thënë se nuk jeton më në Rusi. Aktori i bëri komentet në një intervistë për Novaya Gazeta Europe, një gazetë e cila tashmë është e ndaluar në Rusi.

Anëtarët e parlamentit rus i dënuan komentet e tij duke thënë se Artur Smolyaninov duhet të përjashtohet nga të gjithë filmat e kontraktuar nga shteti./Opinion.al

Pas