Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Visho Ajazi ambasador në Nato? Emri nuk u konsultua me Metën

2017/11/14 at 7:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet, kreu i SHISH, Ajazi shkon tek Llalla

Kryetari i SHISH, Visho Ajazi, duke dale nga nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Sigurise, ku ka raportuar per rreth 4 ore me dyer te mbyllura ne kete komision.

Kryeministri Rama ka propozuar Visho Ajazi Likën ambasador të Shqipërisë në selinë e NATO-s në Bruksel. Propozimin, Kryeministri Rama ia ka dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nga i cili pritet dekretimi.


Dy javë pas dorëheqjes nga kreu i SHISH, zbardhet pakti i Kryeministrit Rama me Visho Ajazin për t’u larguar nga drejtimi i shërbimit inteligjent shqiptar. Burime nga Presidenca thanë se propozimi i Ajazit për ambasador ka ardhur në mënyrë të papritur dhe pa asnjë konsultim nga ana e Kryeministrit.

Të njëjtat burime thanë për “Panoramën” se dekretimi i Ajazit ambasador do të jetë një proces dhe se mbetet i pasigurt. Pak ditë më parë, kreu i shtetit dekretoi lirimin nga detyra të Visho Ajazit nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ajazi i depozitoi dorëheqjen e tij Kryeministrit Rama, pa asnjë motivacion. Edhe kësaj radhe, Presidenti mbeti i pakonsultuar, siç ishte edhe rasti i dorëheqjes së Ajazit, për të cilën Meta është shprehur vetë se nuk kishte pasur asnjë njoftim nga kreu i SHISHit.

“Dorëheqja e tij ka qenë e papritur për shkak të bisedës së zhvilluar një javë më parë. Nuk ka rëndësi, por nuk më çudit shumë. Janë gjëra që ndodhin. Unë e respektoj vullnetin e cilitdo”, është shprehur Meta pas dorëheqjes së Ajazit në një intervistë.

Në zyrën e Presidentit është edhe propozimi i Kryeministrit Rama për kreun e ri të SHISH-it. Bashkë me propozimin e lirimit të Ajazit nga detyra, Rama i çoi kreut të shtetit edhe emrin e ri që do ta zëvendësojë atë. Ai është zv.drejtori aktual i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Por kreu i shtetit ende nuk e ka hedhur firmën e tij në dekret për Bendon, edhe pse ai është pjesë e SHISH-it që prej 21 vjetësh. “Nuk ka asnjë emergjencë për arsye të faktit që zv.drejtori i SHISHit vazhdon detyrën”, është shprehur Presidenti Meta pak ditë më parë./A.Lumezi

Burimi: Panorama

 

Etiketa: ambasador ne NATOemri nuk u konsultua me metenvisho ajazi


Ju sugjerojmë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Para
Alarm në Shtëpinë e Bardhë në SHBA

Sulm me armë në një shkollë në Kaliforni, të paktën 3 persona humbën jetën

Vetëm 8 minuta seancë, Ruçi mbledh Byronë e Kuvendit për Nokën

Zbardhet urdhëri i Ruçit për seancën plenare të së enjtes, priten debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës

Ankand njerëzish në kampet e emigrantëve

Ankand njerëzish në kampet e emigrantëve
















TE FUNDIT

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
26 Qershor, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të...

Lexo më shumë

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
26 Qershor, 2026

Një argjendar nga Dubai ka transformuar një trofe të Kupës së Botës me Lego të montuar nga djali i tij...

Lexo më shumë

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
26 Qershor, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike...

Lexo më shumë

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
26 Qershor, 2026

Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e qeverisë dhe një prej tyre ishte edhe miratimi i 300 kuotave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}