Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIP-at që u vetëvranë, flet psikologu: Ja pse njerëzit vetëflijohen

2018/10/14 at 9:21 AM
në -Shëndeti, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
VIP-at që u vetëvranë, flet psikologu: Ja pse njerëzit vetëflijohen

Robin Uilliams (63), Kërt Kobein (27), Ernest Heminguej (61), Alan Turing (41), Virginia Ulf (59), Vincent Van Gogh (37-vjeç). Kur të mbaroni leximin e kësaj liste njerëzish të ndjeshëm, që u vetëvranë, diku tjetër në botë një person tjetër do të ketë bërë të njëjtën gjë.


Rreth 1 person në çdo 40 sekonda (rreth 800.000 në vit), vetëvriten duke e bërë vetëvrasjen ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në SHBA dhe jo vetëm.

Pse? Sipas psikologut të shquar Xhesi Bering i Universitetit të Otagos në Zelandën e Re, në librin e tij të spikatur “Pse vrasim veten”, “çështjet specifike që çojnë një person të caktuar të vrasë veten janë po aq të ndryshme, sa edhe ADN-ja e tyre –  që përfshin zinxhir ngjarjesh, që një ekspert e quan “marramendëse në shumëllojshmërinë e vet”.

Lista e shkurtër e mësipërme, përfshin njerëz me një diversitet moshash, profesionesh, personalitetesh dhe gjinish.

Depresioni zakonisht shfaqet në shumë raste të vetëvrasjes.

Megjithatë shumica e njerëzve që vuajnë nga depresioni nuk vrasin veten (vetëm rreth 5 për qind e tyre thotë Bering), dhe jo të gjitha viktimat e vetëvrasjeve janë në depresion.

“Rreth 43 për qind e ndryshueshmërisë në sjelljen vetëvrasëse në mesin e popullatës së përgjithshme, mund të shpjegohet përmes gjenetikës”, raporton Bering “ndërsa 57 për qind i atribuohet faktorëve mjedisorë”.

Pasja e një predispozitë gjenetike për vetëvrasje, e kombinuar me një sekuencë të veçantë të sulmit ambjental ndaj dëshirës së dikujt për të jetuar, i çon disa njerëz të përpiqen të bëjnë të pamundurën që dhimbja të ndalojë.

Në rastin e Bering, kjo ndodhi fillimisht si një adoleshent homoseksual i mbyllur në vetvete “në një qytet të vogël intolerant në perëndimin e mesëm”, dhe më pas me papunësinë në kulmin e karrierës së tij akademike (suksesi mund të çojë në standarde paarsyeshmërisht të larta mbi lumturinë, të shkatërruara më vonë nga peripecitë e jetës).

Megjithatë, homoseksualët më të shtypur dhe akademikët e papunë nuk duan të vrasin veten.

“Në shumicën dërrmuese të rasteve, njerëzit vrasin veten për shkak të njerëzve të tjerë”- shprehet Bering.

“Problemet sociale – sidomos një shqetësim shumë i paqëndrueshëm mbi atë që mendojnë të tjerët ose që do të mendojnë për ne, nëse vetëm do të dinin atë që ne e perceptojmë të jetë një gjë e pakëndshme e vërtetë – ushqejnë një zjarr vdekjeprurës”.

Ashtu si shumica e sjelljeve njerëzore, vetëvrasja është një veprim shumëfunksional.

Ekspozimi i variablave më të fuqishëm parashikues është i vështirë, veçanërisht për shkak se gjendje të tilla konjitive të brendshme, mund të mos jenë të arritshme edhe tek personi që i përjeton ato.

Ne nuk mund të perceptojmë funksionimin neurokimik të trurit tonë, ndaj proceset e brendshme zakonisht i atribuohen burimeve të jashtme. Edhe ata që përjetojnë ide vetëvrasëse, mund të mos e kuptojnë pse-në, apo edhe se kur një ide mund të shndërrohet në një veprim konkret.

Ky vëzhgim është përforcuar nga Ralf Ljuis, psikiatër në Universitetin e Torontos, i cili punon me pacientët që vuajnë nga kanceri, dhe të tjerë që përballen me vdekjen. “Shumë njerëz që janë në depresion klinik, do të mendojnë se arsyeja se përse ata ndihen ashtu, është për shkak të një krize ekzistenciale rreth kuptimit të jetës, apo që i detyrohet një ngjarjeje relacionale që ka ndodhur”- thotë Ljuis.

“Por ky është atribuimi subjektiv i njerëzve, kur në fakt ata mund të jenë në depresion për arsye që nuk i kuptojnë”. Për shembull, në praktikën e tij klinike ai vëren:”Kam parë shumë raste kur këto kriza ekzistenciale, praktikisht janë zhdukur nën ndikimin e një antidepresanti”.

Ky gabim atributiv, thotë Ljuis, është i zakonshëm:”Në një nivel themelor, ne të gjithë i interpretojmë gabim shkaqet e gjendjeve tona mendore, për shembull, duke bërë përgjegjës për nervozizmin tonë fjalët e thëna nga dikush, kur fakt është se kjo ka nodhur për shkak se jemi të uritur, të lodhur”.

Gjatë konsultimeve me të mbijetuar të tentativave për vetëvrasje, Ljuis vëren:”Ata thonë ’Nuk e di se si më erdhi. Nuk e di se çfarë isha duke menduar”. Kjo është arsyeja se përse parandalimi i vetëvrasjeve është kaq i rëndësishëm:pasi njerëzit mund të jenë shumë bindës në argumentimin se pse ata besojnë se jeta – jeta e tyre – nuk është e vlefshme për t’u jetuar.

Dhe megjithatë gjendja duket radikalisht ndryshe disa muaj më vonë, ndonjëherë për shkak të një ilaçi antidepresiv, ndonjëherë për shkak të ndryshimit të rrethanave, ndonjëherë thjesht nga një ndryshim misterioz i mendjes”. Scientific American / bota.al/

Etiketa: trurivetevrasjavipat


Ju sugjerojmë

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
Kronikë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

29 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:34 am
“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Tafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Tafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
Kryesore

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

28 Janar, 2026 3:24 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Kryesore

Balluku”, Bardhi: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese, strategji për të bllokuar SPAK

28 Janar, 2026 1:02 pm
Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht
Aktualitet

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

28 Janar, 2026 12:23 pm
Para
“Të vjen era djathë,” fjalët e para që i tha bashkëshorti Eminës

“Të vjen era djathë,” fjalët e para që i tha bashkëshorti Eminës

Lufta për drogën, “komandoja” shqiptare dhunoi me shkopinj marokenin

Lufta për drogën, "komandoja" shqiptare dhunoi me shkopinj marokenin

Sot martohen Armina me Shkëlzenin?

Sot martohen Armina me Shkëlzenin?
















TE FUNDIT

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
29 Janar, 2026

Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshirë një...

Lexo më shumë

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
29 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po shkojnë drejt një lufte. Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton një sulm të ri...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
29 Janar, 2026

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga...

Lexo më shumë

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
29 Janar, 2026

Pas Hungarisë, edhe Sllovakia synon tani të ngrejë padi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (GJED) në Luksemburg kundër ndalimit të importit të gazit natyror nga Rusia, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com