InstaBIZ

“Të vjen era djathë,” fjalët e para që i tha bashkëshorti Eminës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 14/10/18 |
b.f

Emina Çunmulaj është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Modelja e famshme i ka rrëmbyer zemrat të gjithëve me çiltërsinë dhe sinqeritetin e saj. Emina i ka ndarë gjithnjë me publikun edhe momentet më të vështira të jetës. Ajo ç’ka nuk kishim dëgjuar ende, është historia e njohjes së saj me bashkëshortin.

Që prej vitit 2015, Çunmulaj është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian. Ata të dy janë prindër të dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya. Sot ata duken shumë të lumtur së bashku, por do të çuditeni se cilat kanë qenë fjalët e para që Sam i ka thënë Eminës bukuroshe. Në emisionin “Xing me Ermalin”, ajo ka treguar historinë e takimit të parë me Sam.

Njohja

Emina rrëfen se janë njohur në Karaibe. Ajo ka qenë në shoqërinë e mikut të saj grek dhe familjes së tij, ndërsa Sam me shoqërinë. Gjatë qendrimit në Karaibe, modelja tregon se se po bisedonte me një të njohurën e saj, stiliste. Ishte dita e parë e vitit të ri. Bukuroshja po i tregonte mikes së saj që dëshironte për këtë vit të njihte dikë që t’i falte zemrën. Në atë moment, stilistja i ka ofruar ta prezantonte me një djalë, gjë që Emina e refuzoi.

Kur ata ishin gati duke ikur, mikja e saj stiliste së bashku me një burrë u afruan te tavolina e Eminës dhe miqve të saj grekë për t’i përshëndetur. “Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’”.

“Përshëndetje jam Emina, i thashë” – mësohet t’i jetë përgjigjur ajo.

Modelja tregon sesi Sam fillimisht e pyeti nëse ishte greke. Kjo pyetje e nxehu shumë Eminën sepse ajo është patriote. Emina i përgjigjet “jo, pse?” me një fytyrë të shtrembëruar. Pikërisht ky është  momenti që Sam i thotë “Të vjen era djathë,” me një fytyrë të çuditshme, dhe iku.

Këtu e ndërpret Emina rrëfimin duke thënë se pjea tjetër është histori./Opinion.al

Pas