Bota

Vijon rritja e rasteve të reja dhe pacientëve në terapi intensive në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 30/07/20 |
Al Do

Rastet e reja me Covid në Itali kanë pësuar sërish rritje gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 386 raste, 97 më shumë se ditën e djeshme kur ishin 289.

Lajmi i mirë vjen nga bilanci i viktimave, që përgjysmohet dhe sot kalon nga 6 në tre, por mbetet shqetësues fakti që shtohen pacientët në terapi intensive.

Rajoni më i goditur është tashmë Veneto, i pasuar nga Lombardia dhe Emilia Romagna në veri por edhe Sicilia.

Totali i të vdekurve shkon në 35132 persona./ Opinion.al

Pas