Aktualitet

Vijon radha e emigrantëve që presin të kalojnë kufirin në Kapshticë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:29 - 29/08/20 |
Opi Nion

Situata në Kapshticë vijon të jetë shqetësuese dhe e tensionuar, ndërsa qytetarët ende presin për të kaluar kufirin.

Më shumë se 100 persona janë aty që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se është plotësuar kuota e 300 personave për të kaluar.

Mësohet se disa prej qytetarëve janë akomoduar në hotele dhe disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë jashtë ose në makinat e tyre.

Ndërkohë, shqetësimi kryesor i qytetarëve mbetet afati i skadimit të tamponit, pasi ata tregojnë se nuk kanë mundësi ta bëjnë sërish dhe kërkojnë që të mos pengohen për të kaluar.

Tashmë janë të detyruar të qëndrojnë edhe natën e sotme në pikën kufitare në Kapshticë, duke pritur mëngjesin tjetër që të kalojnë kufirin./ Opinion.al

Pas