Te Fundit

Vijon lufta e familjes Kardashian-Jenner kundër Jordyn Woods


               Publikuar në : 12:16 - 16/04/19 |
xhu lia

‘Lufta’ mes famijes Kardashian-Jenner dhe Jordyn Woods duket se vazhdon akoma. Modelja Kendall Jenner ndodhej në festivalin e “Coachella” së bashku me miken e saj modelen Hailey Baldwin dhe duket se nuk e kanë pritur fare mirë praninë afër tyre të Jordyn së bashku me nënën e saj.

Sipas Us Weekly vajzat i kanë hedhur shikime plot inat dhe kanë bërë që Woods të largohej në një vend tjetër.

Nëna e Jordyn Woods donte të reagonte pas këtij moment, por ka qenë e bija, e cila  e ka ndaluar që të mos përkeqësohej situata.

Woods ka qenë mikeshë ngushtë e familjes Kardashian-Jenner deri në çastin kur u publikuan foto ku ajo po puthej në një festë me basketbollistin Tristan Thompson, ish-partnerin e Khloe Kardashian./Opinion.al/

 

Pas