Aktualitet

“Sapo të dal nga burgu, do jepni llogari”, kërcënon ish-komandoja


               Publikuar në : 12:22 - 16/04/19 |
geliano fataj

Erzen Uka, ish-komandoja i ushtrisë i arrestuar si person i dyshuar për terrorizëm, ka kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci në sallën e gjyqit.

Ai ka dalë këtë të martë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë. Megjithatë, seanca nuk ka kaluar pa tensione. Erzen Uka lëshoi deklarata kërcënuese ndaj gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes, pasi ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”.

“Sapo të dal nga burgu, do të jepni llogari, nuk do kaloni kollaj”. Me këto fjalë ju drejtua 29-vjeçari gjyqtarit Ndreca dhe prokurorit Beci.

Ish-komandoja nga Kruja u arrestua dy ditë më parë nga Zyra e Antiterrorit në Policinë e Shtetit pasi dyshohet si person me prirje radikale dhe që ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Prej dy vitesh ai hetohej nga Krimet e Rënda. I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste./Opinion.al

Pas