Aktualitet

Vijojnë temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 17/08/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë mot të kthjellët por me temperatura të larta në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës.

Pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonën e Alpeve duke rrezikuar dhe ndonjë shi të papërfillshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 19°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Pas