Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Historia e Arkelit, dashuroi një grua të divorcuar me dy fëmijë

2018/12/16 at 6:11 PM
në Life Style
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/Historia e Arkelit, dashuroi një grua të divorcuar me dy fëmijë

Historia e dytë e “Ka një mesazh për ty” mund të ketë mendime pro dhe kundër, megjithatë ai ka ardhur në “E diela shqiptare”, për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë. Ai është Arkeli dhe në rrëfimin e tij tregoi sesi u njoh me Armandën me të cilën sot bashkëjeton edhe pse familjet e të dyve janë kundër kësaj dashurie.


 

Arkeli: Me Armandën jam njohur në një spital në Durrës, para disa muajsh. Unë isha atje për hallën, ndërsa ajo kishte shtruar vëllain e saj dhe ishin në të njëjtin pavion. Nëpër korridore kam parë Armandën,  ndërsa unë po kërkoja për doktorë. Kam pyetur infermieren lidhur me Armandën nëse ajo ishte e shtuar vetë, dhe infermierja më tha se ka vëllain. Të nesërmen e takoj Armandën dhe i them se ishte vëllai, folëm pak dhe më pas ajo hyri në dhomë.

Në mbrëmje ajo u largua nga spitali dhe unë vendosa ta ndiqja, e mësova shtëpinë se ku e kishte. U ktheva më pas tek halla, në spital. Të nesërmen i them që dua të pimë një kafe, tek kafja e spitalit. U ulëm në kafe, biseduam për jetët tona. E pyeta nëse ishte beqare dhe ajo më tha që është e martuar dhe ka dy fëmijë. Duke folur më shumë ajo me tregoi se ishte e divorcuar. Më tregoi për të gjitha vuajtjet dhe bisedat me ish-burrin.  Po, ndërkohë që zemra ime më rrihte fort dhe i thashë të lutem më jep numrin të jemi miq.

Ardit Gjebrea: E doje si mikeshë?

Arkeli: Të nesërmen e mora përsëri në telefon dhe e pyesja për vëllain, doja ti dëgjoja zërin dhe të flisja me atë. Më pas më merrte dhe ajo. Një muaj folëm në telefon, duke e takuar herë pas here në Durrës, duke pirë kafe me të, ndjeva diçka. Ndjeva aq shumë, kisha frikë ti thoja se jam i dashuruar me ty. Nuk e dija si do e priste.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi kjo Arkel, pasi ti je një djalë beqar dhe pa papritmas me një grua me dy fëmijë dhe dy vjet më e madhe se ty. Çfarë ndodh, ndjenja është kaq e fuqishme sa nuk pyet për asnjë gjë?

Arkeli: Duke biseduar siç thashë dhe më herët, unë rashë në dashuri me atë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ti ja the këtë gjë?

Arkeli: Ja kam thënë kur jam larguar nga Shqipëria dhe ika në Greqi. “Me të vërtetë ika nga Shqipëria, bëra gabim shumë të madh, pasi jam i dashuruar me ty.  Nuk duhet të largohesha nga ty”.

Ardit Gjebrea: Çfarë tha ajo?

Arkeli: Ti je beqar dhe ka plot vajza të tilla, ti duhet të lidhesh me një vajzë beqare. Unë i thashë që kam ndenja shumë për ty, pasi më ka rrahur zemra fort që kur të kam parë. Kam ndenjur 1 muaj në Greqi dhe kam folur gjatë gjithë kohës, në telefon. “Javën e fundit ajo më tha që edhe unë kam rënë në dashuri me ty”.

Ardit Gjebrea: Sa kohë kishte kaluar që nga dita e parë dhe deri këtu….

Arkeli: Një muaj e gjysëm…

Ardit Gjebrea: Po tani sa kohë ka kaluar?

Arkeli: 8 muaj dhe e dua me gjithë shpirt.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ja u the prindërve të tu?

Arkeli: Kur u ktheva nga Greqia, i thashë babit, që jam dashuruar me një vajzë. Dhe më tha shyqyr që je dashuruar. Por ka një problem i thashë, se është e ndarë dhe ka dy fëmijë. U step, dhe tha po të ishte e ndarë dhe mund ta merrje, por me dy fëmijë, pak vështirë. I thashë që dashuria, si me dy, si me pesë fëmijë, i thashë që për dashurinë nuk largohem kurrë. Më pas i tregova dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, nënë, vëllait, gjyshes.

Ardit Gjebrea: Kush është më mirëkuptues?

Arkeli: Vetëm gjyshja…

Ardit Gjebrea: Flet me ta…?

Arkeli: Babai më ka ardhur më ka takuar, e di që ke gabuar më thotë, por për dashurinë tënde mund të bësh çfarë të duash.

Ardit Gjebrea: Të njëjtin problem ke dhe më prindërit e Armandës?

Arkel: Ata thonë që ky djalë beqar të vij që të marri një vajzë më dy fëmijë, si mund të jetojë me të.

Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur shkove tek familja e Armandës?

Arkel: Kam shkuar vetëm tek shtëpia e tyre, pasi nuk më vinte asnjë nga familja ime. Kjo ka qenë dhe shkaku pse jam zënë më familjen, pasi nuk pranoi asnjë që të më shoqëronte. Ata me refuzuan, pasi kisha shkuar vetëm. Ju thashë që jam dashuruar me vajzën tuaj, motrën tuaj, pasi ajo ka dhe vëllezër. Ata më thanë që duhet të shkoja me prindërit, të afërmit. Ika në Durrës, gjeta një shtëpi me qira dhe të nesërmen i thashë Armandës që të merrte fëmijët dhe të vinte të jetonim bashkë.

Ardit Gjebrea: Prej sa muajsh jetoni bashkë? Si të thërrasin fëmijët?

Arkel: Prej 8 muajsh jetojmë bashkë. Fëmijët më thërrasin babi. Kemi raport shumë të mirë. Kur më kanë thirrur për herë të parë babi jam çuditur sesi ka mundësi.

Ardit Gjebrea: Kanë kontakte fëmijët me babain e tyre biologjik?

Arkel: Jo, nuk kanë…

Ardit Gjebrea: Për çfarë ke ardhur sot në studio, çfarë do ti thuash Armandës?

Arkel: Dua ti jap një mesazh për çdo problem që kemi kaluar që madje kemi marrë dhe kërcënime dhe nuk e di se kush, fisi im , apo i asaj nuk e di. Por unë dua ti them që të jemi të lumtur deri në fund të jetës sonë, me dy fëmijët që kemi, por do bëjmë dhe një të tretë. Edhe pse më thotë shpesh që do lodhem, unë do i them sot këtu që kurrë nuk kam për ta lënë dhe do jetoj deri në fund të jetës time me atë.

Gazetari i “Ka një mesazh për ty” shkoi në Sukth për ti thënë Armandes së në telefonin e saj ka mbërritur një mesazh. “Se di kush mund të jetë, por s’mundem”, janë fjalët e Armandës.

Arditit e pyeti Armandën se kush mund të jetë dhe ajo tha, motra e cila jeton jashtë, ose vëllai i vogël, por që në fakt ishte partneri i saj, Arkeli.

 

Mesazhi i Arkelit

 

“Dashuria ime, çdo gjë kemi kaluar bashkë, çdo problem, debate, apo çdo kërcënim që na kanë bërë po të them sot që ky mesazh është deri në fund të jetës sime. Gjithmonë ke menduar se do vijë një ditë dhe do të lodhem, do të braktis dhe ja ku po ta them sot që do kaloj një jetë më ty. Çdo problem që mund të na dalë përpara do ta zgjidhim bashkë. Të gjitha do i kalojmë bashkë deri në fund të jetës tonë”.

Armanda: E dua shumë dhe ai është gjithë forca ime.

Ardit Gjebrea: Ai na tregoi për historinë tuaj, njohjen dhe gjithçka. Na tregoi që ende nuk keni konsensusin e prindërve. Arkeli preferoi të të sillte ty sot këtu dhe jo prindërit për të treguar që nëpërmjet këtij mesazhi se sa e fortë është dashuria juaj. Ndonjëherë rrethanat jo vetëm që pengojnë, por ndonjëherë ndihmojë për të krijuar një lidhje të fortë që mund të zgjasë përjetë. Ky është një mesazh shumë i bukur për dy familjet tuaj që ata shikojnë dashurinë tuaj dhe lidhjen tuaj.

Më pas Armanda dhe Arkeli dhanë një mesazh për familjet e tyre.

Armanda: Familjes i them që të mos ketë frikën për asnjë gjë, pasi zgjedhja që unë kam bërë që Arkeli është personi i duhur dhe më ka sjellë vetëm gjithmonë lumturi.

Arkeli: Këtë vajzë që është këtu e dua dhe do ta dua gjithmonë dhe pres që familja të vijë të na shikojë dhe të bashkohemi të dy familjet dhe e imja dhe e Armandës.

Dashuria triumfon gjithmonë përtej gjithë peripecive dhe pakënaqësive. Nëse dy njerëz duhen me shpirt ata bëjnë të pamundurën për të qëndruar me njëri-tjetrin dhe rasti i Arkelit dhe i Armandës ishte një shembull shumë i bukur.

Fati është i shkruar, nuk e ndryshojmë dot!/tvklan.al

 

 

Etiketa: arkelarmandaka nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
Para
Ky është parfumi që përdorte Lady Diana – ikona më e famshme e modës

Ky është parfumi që përdorte Lady Diana - ikona më e famshme e modës

Basha paralajmëron daljen e dokumentave, “aferë kriminale tek Unaza e re”

Basha paralajmëron daljen e dokumentave, “aferë kriminale tek Unaza e re”

Horoskopi mujor, zbuloni surprizat që ka rezervuar dhjetori

Ja ç'do të ndodhë me 12 shenjat javën e ardhshme (17-23 dhjetor 2018)
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}