-Destinacione

Videogaleri/Pamjet mahnitëse nën tokë,zbuloni shpellat më të mrekullueshme

               Publikuar në : 22:17 - 24/01/19 |
Gerta

Pamje nga më përralloret, hapësira shkëmbore dhe ujore që krijojë një pesiazhe të rrallë.

Disa janë të ndezura nga ngjyra të gjalla dhe piktoreske, të tjerët janë të zhytura në gjysmë-errësira që i bën këto vende edhe më të mistershme dhe interesante.

Ja shpellat më të mrekullueshme:

Phraya Nakhon, Tailandë – E vendosur në parkun kombëtar të Khao Sam Roi Yot, kjo shpellë ofron pamje mahnitës, e ndërtuar në vitin 1890 për nder të sundimtarit të asaj kohe Mbretit Chulalongkorn. Është një vend magjepsës, ku drita dhuron një atmosferë me të vërtetë të veçantë.

Shpella Marble, Patagonia – Ndodhet në kufirin midis Argjentinës dhe Kilit, në brigjet e Liqenit të Përgjithshëm Carrera. Muret e këtyre shpellave janë prej mermeri që, për shkak të erozionit të ujit, kanë krijuar një hapësirë përallore, me urjat më të larmishme të kaltër, jeshil dhe të bardhë.

Son Doong, Vietnam – Është shpella më e madhe në botë. E vendosur në Parkun Kombëtar të Phong Nha-Ke Bang pranë kufirit të Laosit. Eshtë rreth 80 metra e gjerë dhe po aq e lartë, me një gjatësi totale prej 4.5 km. Ka në brëndesi ekosisteme të tëra dhe pamje mbreslënëse.


Shpella e kaltër – Kapri, Itali – Përbëhet nga një sistem tunelesh nëndetëse. Drita e jashtme që filtron nën sipërfaqen e valëve transmeton një ngjyrë kaltër të fortë dhe ndriçuese në ujë. Konsiderohet si një nga mrekullit e natyrës në Itali.

Shpella Fingal – Staffa, Skoci – Ajo është e vendosur në ishullin Staffa, është pjesë e zonë e mbrojtur NatyroreKombëtare e Skocisë. U formua 60 milionë vjet më parë. Shpella i ngjan një katedraleje dhe emri i tij Gaelic do të thotë “shpellë e melodisë”.

Shpella Benagil – Algarve, Portugali – Shkëmbinjtë ranorë të bregdetit të Algarve, të gdhendura nga valët e oqeanit dhe formuar nga era, formojnë një shpellë spektakolare me tri hapje dhe një plazh të bukur.

G.Z

Burimi:elpais

Pas