Kryesore

VIDEO/Basha: Verifikim tenderave 2.7 miliardë euro me paketën Antimafia”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 07/10/18 |
b.f

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të dielën, përmes publikimit të një video tregon se verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Basha thekson se PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.

Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:

900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.

753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks

252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet.

Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit

Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.

Skualifikimet e padrejta të kompanive

Rregjistrim offshore i kompanive fituese

Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

Pas