Bota

Video/Zelensky mirëpret delagacionin e Senatit Amerikan: Sinjal i fortë i …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:23 - 14/05/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpriti në Kiev delegacionin e Senatit Amerikan të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës, Mitch McConnell.

Zelensky tha në llogarinë e tij në Instagram se vizita “është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.

Ai shtoi: “Faleminderit që po na ndihmoni në luftën tonë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtet atë.”

Sikurse duket në video dhe në foto senatorët republikanë Susan Collins nga Maine, John Barrasso nga Ëyoming dhe John Cornyn nga Teksasi mbërritën në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn.

Është e paqartë nëse takimi u zhvillua të shtunën apo nëse delegacioni është ende në Kiev.

Pas