Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës gjatë operacionit të koduar “Brreti”, pasi akuzohen se kanë grabitur nën kërcënimin e armës banesën e një 40-vjeçari.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Brret të Krujës, ndërsa në pranga kanë rënë 38-vjeçari K.G dhe 22-vjeçari Xh.G.
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, per veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim./Opinion.al