InstaBIZ

Video/Vijon romanca, Lopez dhe Ben Affleck me jaht në Capri  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 29/07/21 |
Opi Nion

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shihen të kapur për dore ndërsa shëtisin në rrugicat e Caprit pasi lanë pas ndalesën në St Tropez. Gjatë fundjavës ata festuan ditëlindjen e 52-të të Jen dhe më pas me mega-jahtin e këngëtares vijuan në një destinacion tjetër.

Capri është ndalesa e fundit për çiftin që po vazhdon të shijojë arratisjen romantike. Ndërkohë Alex Rodriguez,  ish-partneri i Lopez është parë duke festuar ditëlindjen e tij të 46-të në një jaht të marr me qira “Ocean Paradise”, i cili ka një çmim prej 27,000,000 € dhe mund të mbajë 12  persona dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.  Megjithatë, kjo vlerë është larg jahtit “Valerie” të Lopez që kap një çmim prej 110,000,000 €. Pikërisht atym në një ditë më parë Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u panë duke rikrijuar skena të nxehta nga videoklipi i vitit 2002, Jenny from the Block

Rodriguez dhe Lopez zyrtarisht i dhanë fund lidhjes së tyre katërvjeçare në prill, para se këngëtarja të rindizte romancën e saj me Affleck, me të cilin kishte qenë e lidhur në fillim të viteve 2000./Opinion.al

Pas