Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Vidhte makina në Elbasan dhe i çonte në Durrës, në pranga 30-vjeçari

2020/01/19 at 4:20 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Vidhte makina në Elbasan dhe i çonte në Durrës, në pranga 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pas njoftimit se në Elbasan ishte vjedhur një mjet tip “Benz ML”. 30-vjeçari i identifikuar me inicialet A.P., banues në Durrës u bllokua nga Policia Rrugore në Bradashesh ku udhëtonte me makinën e vjedhur,  pas 30 minutash ndjekje.

Dyshohet se i arrestuari është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.

Njoftimi  i policisë

Elbasan

Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore. Vihet në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit, 30-vjeçari nga Durrësi. Bllokohet mjeti me të cilin tentoi të largohej, pasi e kishte vjedhur në Elbasan. 30-vjeçari, autor i vjedhjes edhe të një tjetër mjeti në Elbasan, në ditët e para të këtij viti.

Policia Rrugore e Elbasanit, pas njoftimit të marrë se një mjet tip “Benz ML”, prodhim i fundit ishte vjedhur në Elbasan, tek Ura e Shkumbinit, ka organizuar patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore dhe janë vënë në kërkim të mjetit, duke e konstatuar mjetin që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit, për t’u larguar në drejtim të Durrësit.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash, në Bradashesh, njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, së bashku me mjetin janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. P., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në lagjen “Shënkoll”, në orët e mbrëmjes ka vjedhur mjetin tip “Benz ML”, në pronësi të shtetasit E. Ç.

Gjithashtu, nga veprimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i vjedhjes së automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., banues në Elbasan, vjedhje e ndodhur në ditët e para të këtij viti.

Vijojnë veprimet në bashkëpunim me DVP Durrës e Tiranë, pasi ky shtetas dyshohet se ka vjedhur edhe disa mjete të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin
Politikë

Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin

13 Janar, 2026 12:08 pm
SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë
Bota

SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë

13 Janar, 2026 11:55 am
Rusia 300 dronë dhe 18 raketa balistike drejt Ukrainës
Bota

Rusia 300 dronë dhe 18 raketa balistike drejt Ukrainës

13 Janar, 2026 11:40 am
Projektligji për statusin,Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit:Po cenoni standardet
Aktualitet

Projektligji për statusin,Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit:Po cenoni standardet

13 Janar, 2026 11:07 am
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Trump vendos tarifa prej 25 për qind për shtetet që tregtojnë me Iranin

13 Janar, 2026 10:54 am
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?
Bota

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

13 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 13 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:01 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi,13 janar 2026

13 Janar, 2026 9:00 am
Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë
Aktualitet

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

13 Janar, 2026 8:58 am
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti
-U tha në Opinion

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Flet eksperti

12 Janar, 2026 10:52 pm
Para
Roskovec, kalimtari përplaset për vdekje nga një makinë

Përplasen tre makina në Milot, plagosen dy persona

14- vjetori i vdekjes, Meta takon familjen e Ibrahim Rugovës

14- vjetori i vdekjes, Meta takon familjen e Ibrahim Rugovës

Bayern Munich pranë kreut, “shkatërron” Hertha Berlin

Bayern Munich pranë kreut, “shkatërron” Hertha Berlin

TE FUNDIT

Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin

Sesioni i ri parlamentar, zyrtarët amerikanë takime me Ballën e Bardhin
13 Janar, 2026

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë po zhvillojnë takime me krerët e grupeve...

Lexo më shumë

SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë

SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë
13 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Rusinë të hënën për “përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm” të luftës...

Lexo më shumë

Rusia 300 dronë dhe 18 raketa balistike drejt Ukrainës

Rusia 300 dronë dhe 18 raketa balistike drejt Ukrainës
13 Janar, 2026

Brenda pak minutash rusët lëshuan mbi njëzet raketa balistike kundër Kievit, Kharkivit, Dnipros dhe Provincës Zaporizhia. Objektivat kryesore ishin përsëri...

Lexo më shumë

Projektligji për statusin,Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit:Po cenoni standardet

Projektligji për statusin,Shoqata e gjyqtarëve thirrje Kuvendit:Po cenoni standardet
13 Janar, 2026

Shoqata Kombëtare e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kundërshton me shqetësim projektligjin e Kuvendit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com