Bota

Video/U shfaq në video nga makina pa rrip sigurimi,policia po “heton” kryeministrin Sunak



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 20/01/23 |
Opi Nion

Policia e Lancashire po “heton” kryeministrin britanik Rishi Sunak pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit teksa udhëtonte në një automjet si pasagjer.

Kryeministri ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim ” mosvendosja e rripit të sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

Kjo shkelje në Britaninë e Madhe dënohet me një gjobë deri në 500 £.

“Z.Sunak pranoi se ky ishte një gabim dhe kërkoi falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi shtoi se kryeministri “beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit”.

BBC raportoi se kryeministri ishte në Lancashire kur u regjistrua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë.

Videoja, që promovonte raundin e fundit të qeverisë për “nivelimin e shpenzimeve” – ​​u postua më herët në llogarinë e zotit Sunak në Instagram.

Në klipin, i cili zgjat rreth një minutë, kryeministri britanik shfaqet duke iu drejtuar kamerës ndërsa makina është në ecje së bashku me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond.

Në Britani, një person mund të gjobitet deri në 500 £ për mos vendosjen e rripit të sigurimit, përveç nëse ka një përjashtim, si për shërbimet e urgjencës, në një taksi./Opinion.al

Pas