Bota

VIDEO/ Tronditet Dubai, shpërthim i fuqishëm pranë portit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:06 - 07/07/21 |
Opi Nion

Një shpërthim i fuqishëm është ndodhur këtë mbrëmje në Dubai. Sipas raportimeve paraprake nga mediat vendase ngjarja ka ndodhur në portin Jebel Ali.

Qeveria raporton se zjarri ka shpërthyer në një kontenier me naftë të një anije të ankoruar në port. Shpërthimi ka ngjallur panik tek banorët e zonës të cilët kanë thënë se dritaret dhe dyert e shtëpive e tyre ishin lëkundur në momentin e shpërthimit.

“Një ekip i Mbrojtjes Civile të Dubait po punon për të shuar flakët”, tha Zyra e shtypit në Dubai në një postim në twitter.

Fotografitë dhe videot e postuara në internet tregojnë përmasat e shpërthimit./Opinion.al

Pas