Sport

Mposhtet Danimarka, Angli-Itali finalja e Kampionatit Europian


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:42 - 07/07/21 |
Opi Nion

Anglia-Italia është finalja e këtij Kampionati Europian. Në Wembley, mes vështirësive, anglezët arritën të mposhtin 2-1 Danimarkën pas 120 minutash.

Sfida nisi me lojë të hapur, nga anglezët natyrisht por edhe nga Danimarka që kishte paralajmëruar se nuk mbyllej në mbrojtje në pritje të kundërsulmeve.

Në minutën e 30 një gjuajtje spektakolare, por edhe një reagim jo i mirë i portierit Pikford sjellin golin e avantazhit për Danimarkën që realizon nga goditja standarde me Damsgard. Epërsia e nordikëve zgjat vetëm 9 minuta.

Kane kombinon bukur me Saka që asiston Sterling në zonë por topi përfundon në rrjetë nga kapiteni Kajer ndërsa nuk ja del ta largojë si duhet.

Pjesa e dytë vazhdon me anglezët që kërkojnë përmbysjen. Në të 55-n, Maguajër gjuan me kokë, por portieri Shmajkel zgjatet në mënyrë spektakolare duke kryer një pritje që ka vlerën e golit. Në vazhdim, Anglia dominoi totalisht, por nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe ndeshja shkoi në shtesë.

Harry Kane u bë heroi i anglezëve, i cili realizoi golin e dytë. Fillimisht gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa pas pritjes së portierit Kane e dërgoi topin në rrjetë.

Pas