Bota

VIDEO/ Tërmeti i fortë lëkund studion, reagimi live i kryeministres Ardern


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:15 - 25/05/20 |
Al Do

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Zelandën e Re në orën 08:00 me kohën lokale. Epiqendra e tij ishte 90 km në veri të kryeqytetit, Wellington por u ndje në mbarë vendin, megjithatë nuk pati raporte për dëme apo lëndime.

Momentet e lëkundjes e gjetën kryeminitren Jacinda Ardern duke dhënë në një intervistë televizive në një lidhje direkte.

Objektet mbrapa saj shihen teksa lëvzin dhe vetë Ardern për një moment u duk e trazuar, por e kaloi shpejt dhe vazhdoi intervistën duke thënë se ishte në një vend të sigurtë dhe se nuk gjendej poshtë ndonjë llambe të varur.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtëquajturën Unazë e Zjarrit në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet rregullisht nga tërmetet. Ndërtesat e saj janë krijuar për t’i bërë ballë lëkundjeve të tilla. /Opinion.al

Pas