Aktualitet

VIDEO/ Tensione në sallën e Kuvendit, deputetët shahen dhe kapen me duar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 25/06/20 |
Al Do

Tensione mes deputetëve të opozitës parlamentare janë shënuar sot në seancën plenare.

Deputeti Halit Valteri dhe deputeti Ralf Gjoni kanë patur një përplasje me njëri tjetrin teksa kanë qenë të ulur në karriget e Kuvendit.

Valteri u ngrit drejt Ralf Gjonit, por kanë ndërhyrë deputetët e tjerë. Myslim Murrizi nxori më pas jashtë sallës Valterin për të qetësuar situatën.

Pas përplasjes së fortë Valteri është futur sërish në sallë për të marrë fjalën në foltore. Por edhe pasi ka marrë fjalën ai nuk është kursyer me fjalët për Gjonin, duke e cilësuar atë halabak.

“Zonja ministre keni vendosur matjen e temperaturës në hyrje të Kuvendit, por vini edhe një matës inteligjence, sepse këtu kemi lloj idioti dhe lloj halabaku që nuk e di çfarë flet”, tha Valteri./ Opinion.al

Pas