Rajoni

Video/ Stuhia në Greqi, çahen rrugët dhe rrezikohen tre punëtorë  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:34 - 18/09/20 |
Opi Nion

Shira të dendur kanë prekur disa zona të Greqisë gjatë ditës së premte dhe kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes me intensitet të lartë.

Në rrugën nacionale Lamia – Karpenisi, një urë u rrëzua duke e çarë rrugën në dysh. Ndëërkohë që në një distancë prej 15 km ujërat e vrullshëm kanë marr përpara duzina makinash përgjatë rrugës. Mbrojtja civile është në një mobilim special në Evritania, Fthiotida, Evia dhe Viotia.

Stuhia shkatërroi konstruksionet në rezervuarin Xiria dhe nga situata e krijuar tre punëtorë u gjendën në rrezik për jetën. Shërbimet kompetente dhe emergjencat po punojnë për shpëtimin e tyre.

Zëvendës guvernatorja e Magnesia, Dorothea Kolindrini, tha se situata është ekstremisht e vështirë pasi makina e punëtorëve është shtyrë tutje nga ujërat dhe era e fortë.

Që të kishin mundësi për të shpëtuar, të tre punëtorët janë kapur tek pemët dhe tashmë janë në ujë.

Në ishujt e Jonit situata e emergjencave i vendos për një periudhë 6-mujore në  Zakynthos, Qefalonia dhe Itakë, sipas rekomandimeve të Nikos Hardalias./Opinion.al

 

Pas