Kronikë

Aksident në Pogradec, plagoset një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 18/09/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Drilon, në rrugën e re.

Mësohet se një mjet tip Benz, i cili mendohet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.

Për pasojë është plagosur 1 person që ishte pasagjer në mjet, ndërsa ka dhe dëme të shumta materiale. Policia në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Opinion.al

Pas