Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-STOP/ Ja si ka “rilindur” shëndetësia, aty ku jo vetëm ilaçet mungojnë…

2016/11/08 at 9:31 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video-STOP/ Ja si ka “rilindur” shëndetësia, aty ku jo vetëm ilaçet mungojnë…

Ajo që ndodh me trajtimin e pacientëve në QSUT, vetëm njerëzore nuk mund të përkufizohet. Të sëmurët me diabet duhet të sigurojnë vetë aparatin edhe fishat për matjen e glukozës në gjak.


Një i sëmurë me hepatit tregon, se paguan vetë një shumë të konsiderueshëm ditore për albuminën. Një tjetër me leucemi merr nga mjekët letër, ku i shkruhet, se cilat ilaçe mungojnë e duhet t’i blejë vetë.

Ndërsa në reanimacionin e kardiologjisë, pacientët janë “akomoduar” nëpër korridore. “Stop” sjell kështu të gjitha provat, se shëndetësia “ka rilindur”.

Pavioni “Endokrinologji, Diabetologji, Sëmundje metabolike”.

Qytetarja – Ju jeni infermiere?

Infermierja – Po.

Qytetarja – Më ndihmon dot me një kështu, matës për diabetin?

Infermierja – Si matës? C’a kuptimi?

Qytetarja – Aparat i sheqerit!

Infermierja – Aparat apo fisha? Aparat kam, po fisha s’kam.

Qytetarja – S’ke fisha?

Infermierja – Jo. Unë të kuptoj, po s’kam fisha për Zotin. Pacientët tanë i kanë vetë të gjitha fisha dhe aparate.

Pacientja – Hë, se të ndihmoj unë!

Qytetarja – I kanë personale?

Pacientja– Oj goce, hajt se të ndihmoj unë.

Qytetarja – Faleminderit.

Qytetarja – Ti je e shtruar këtu?

Pacientja – Po.

Qytetarja – Po mirë, këta nuk kanë? Nuk kanë këta?

Pacientja – S’të japin.

Qytetarja– S’të japin. Sa lekë është ta blesh në farmaci këtë? Është shumë shtrenjt?


Pacientja – 30 mijë (lekë të vjetra).

Qytetarja – Po ato fishat janë kështu një përdorimshe?

Pacientja – Po një përdorimshe. Fishat janë më 50 (lekë të vjetra). T’i marrësh me kutia kështu

 

Pavioni i Gastroenterohepatologjisë

Qytetarja – Po ju me çfarë jeni të shtruar?

Pacientja – Ky është me mëlçi.

Qytetarja – A, me mëlçi. Ilaçet këto, i blini vetë?  A si?

Pacientja – Shumicat vetë.

Pacienti – Ato, që bëjnë shtrenjtë…

Pacientja – Vetë i blejmë.

Pacienti – Ato, që bëjnë shtrenjtë… Vetëm ato, që bëjnë nga 200 mijë lekë (të vjetra), nga 100, një mijë lekë (të vjetra) i ka spitali. Ne marrim albumina ….

Qytetarja – Rreth sa mund të shkojnë them?  Si…?

Pacientja – Këtij i shkon 140 mijë lekë në ditë, albumina.

Qytetarja – Them sa venë afërsisht të gjitha këto?

Pacienti – Të gjitha këto, mua më ka thënë nga dy shishe në ditë albumina. Pacientja – Albumina është më e shtrenjtë. Se gjërat e tjera pak a shumë….

Qytetarja – Kush është?

Pacientja – Albumina. Janë disa shishe…

Qytetarja – Edhe sa është një shishe?

Pacienti – Ajo shishe e vogël është..

Pacientja – 70 mijë lekë (te vjetra), 50 mijë lekë (të vjetra), 60 …

Pacienti – 50 euro.

Qytetarja – Do t’i blesh se s’bën?

Pacientja – Është e detyrueshme, këta që janë me mëlçi po.

Pacienti – Nuk e prodhon mëlçia atë, albuminën dhe je i detyrum.

Qytetarja – Sa ditë ke ti këtu?

Pacienti – Kam dy muaj.

Qytetarja– Dy muaj.

Pacientja – Po.

Qytetarja – Edhe çdo ditë, ke marrë kështu (albuminë)?

Pacientja – Po.

Qytetarja – Nga 50 mijë lekë (të vjetra), një ashtu (flakon albuminë) në ditë?

Pacienti– Jo, unë marr dy (flakon albuminë).

Pacientja– Ky ka marrë dy, se ky është edhe me hemorragji.

Pacienti – 140 mijë lekë (te vjetra) në ditë.

Qytetarja – 140 mijë lekë në ditë.

Pacienti– Vetëm ato, plus ilaçet e tjera. Po qe me hepatit B…

Pacientja – Albuminën ta kërkojnë patjetër.

Pacienti– Do t’i bëj këto, se ashtu jam edhe unë.

 

Pavioni i Hematologjisë

Qytetarja – Të të pyesim, me anemi janë zotërinjtë?

Pacientja – Jo jo,s’janë anemikë.

Qytetarja– Me çfarë janë?

Pacientja– Me leucemi.

Qytetarja – Të gjitha ilaçet i kanë këta? Apo…

Pacientja – Si ta ketë sëmundjen pacienti.

Qytetarja – Sa kohë keni ju këtu?

Pacientja – Ka, ne kemi 3 vjet. Po…

Qytetarja – 3 vjet.

Pacientja – I treti muaj, që vijmë. Muaj për muaj nga 5 ditë. Ky bën Ediksonin tani. Ediksonin përvec gjilpërave të tjera. Ediksoni. Mbas ediksonit është një shishe e madhe kaq. Tretet…

Qytetarja –Po kushtojnë këto? Është falas?

Pacientja – Dëgjo! Ajo këtu është falas, po s’e pati spitali…

Qytetarja – Pse ndodh, që s’e ka spitali?

Pacientja – Po ndodh…ti do vesh ta blesh.

Qytetarja – D.m.th ne, kur nuk ka spitali, duhet t’i blejmë?

Pacientja – Po. Të bie letra. Thotë, këtë ilaç s’e ka spitali.

Qytetarja – Kush ta bie? Doktoresha?

Pacientja – Ta japin doktoreshat. Doktoresha lë shënim aty dhe ta japin infermierët thotë, këtë ilaç s’e ka spitali po deshe blije, po deshe mos e bli. Dhe unë radhën e parë tim shoqi, i bonte 3200 (mijë lekë të vjetra) ilaçi, që bon. Unë nuk ia bleva./ tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Video/ “Mos qaj të keqen xhaxhi”… Ja si forcat zjarrfikëse evakuojnë një familje

Video/ “Mos qaj të keqen xhaxhi”… Ja si forcat zjarrfikëse evakuojnë një familje

Juliana Pasha: Nëse Zoti do më bekonte me fëmijë, do hiqja dorë nga muzika

Juliana Pasha: Nëse Zoti do më bekonte me fëmijë, do hiqja dorë nga muzika

A e keni ditur se ekziston bima që zmadhon penisin në mënyrë natyrale?

A e keni ditur se ekziston bima që zmadhon penisin në mënyrë natyrale?
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}