Kronikë

Video/ Sot e qëlluan me armë, si e rrahën biznesmenin para pak ditësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 13/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme u qëllua me armë zjarri në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë biznesmeni, Sino Llanaj.

Dyshohet Llanaj është qëlluar më armë nga ortaku i tij Albert Allmuça, me të cilin ka ndërtuar një pallat .Shkak i konfliktit është shitja e apartamenteve, ndërsa bëhet me dije se konflikti mes Llanajt dhe Allmuçës ka shkuar deri në Gjykatën e Tiranës.

Por, konflikti i sotëm mes dy biznesmenëve nuk është i pari, ata janë përplasur fizikisht edhe disa ditë më parë. Pamjet e përplasjes janë publikuar dhe në rrjetet sociale.

4 ditë më parë, Llanaj dhe disa banorë të pallatit që kishin dhënë parapagim kanë tentuar të futen në objektin në ndërtim e sipër, por sipas të dhënave, ata janë përballur me truprojat e Albert Allmuçës, të cilët kanë rrahur biznesmenin Sino Llanaj./ Opinion.al

Pas