Shoferi i një linje urbane në Vlorë frenon në mes të rrugës dhe zbret nga mjeti, duke lënë për disa minuta në pritje pasagjerët. Ai i është drejtuar qetësisht çadrës së stacionuar në mes të qytetit për mbledhjen e firmave për Vetingun.
Shoferi ka firmosur peticionin e shoqërisë civile që mbështet reformën në drejtësi dhe zbatimin e vetingut. Pasi ka hedhur firmën, nën shakatë dhe vështrimet qesëndisëse të të pranishmëve, ai ka hipur sërish në autobus e ka vazhduar rrugën.
Ky është shofer, sakrifikon kaq shumë për Vetingun..!
Videoja është publikuar nga gazetari Enrik Mehmeti.