Te Fundit

Video/ Shezlongët përfundojnë në det, shiu dhe stuhitë e erës largojnë pushuesit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 08/07/22 |
Opi Nion

Mesditën e sotme vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe erë të fortë, ndërsa në vendet bregdetare pushuesit janë larguar. Fillimisht jugu i vendit, plazhet e Sarandës dhe Vlorës janë goditur nga reshjet intensive të shiut, të shoqëruara dhe me erë.

Paraditja ka nisur me diell dhe mot të kthjellët, ndaj pushuesit nuk e kanë pritur që shiu t’i kapte në plazh. Por reshjet e menjëhershme dhe stuhia e erës i ka zënë të papërgatitur, duke bërë që të marrin në krah rrobat dhe të largohen.

Pamjet e mëposhtme janë regjistruar pak më parë në qytetin bregdetar të Durrësit. Aty reshjet e shiut nuk kanë nisur ende, por fuqizimi i erës e ka bërë të pamundur plazhin. Çadrat janë mbyllur të gjitha. Përkeqësimi i kushteve atmosferike në fakt ishte paralajmëruar nga sinoptikanët prej një jave.

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njoftoi se, reshjet e shiut do të shtrihen në jugperëndim dhe në pjesën tjetër të vendit. Në mesditë reshjet fitojnë intensitet deri mesatar, të cilat hera-herës priten të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me breshër.

Pas