Kronikë

Itali/ Sherr midis të miturve shqiptarë dhe egjiptianë, plagosen 7 prej tyre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 08/07/22 |
Opi Nion

Shtatë fëmijë kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur  në qendrën e pritjes në Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Genovas.

Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj me origjinë nga Shqipëria dhe Egjipti. Sipas mediave italiane, kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë italiane, pasi dëgjuan zhurmat.

Policia italiane ka bërë të mundur identifikimin e dhjetë prej tyre. Sipas informacioneve të karabinierëve, të rinjtë po përlesheshin me rripa, fikëse zjarri dhe hekura.

Ndërkohë që një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i fikëseve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin. Gjatë përleshjes, të miturit kanë thyer xhamat dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert. Nuk dihen akoma arsyet e përleshjes midis të rinjve.

Pas