Sport

VIDEO/ Sherr në miqësoren e Atleticos, Simeone tregon autoritetin e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 08/08/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e paprecedentë për botën e futbollit ka ndodhur këtë të dielë gjatë një ndeshje miqësore që Atletio Madrid po luante në Holandë kundër Fejenordit.

Janik Karrasko u bë protagonist i një sherri në fushën e blertë që ka çuar në ndërhyrjen e trajnerit Simeone për të qetësuar situatën.

Sikurse shfaqet në pamje pak para fundit të pjesës së parë, lojtari belg i Atleticos goditi një kundërshtar në tokë dhe shkaktoi një sherr mes lojtarëve të dy ekipeve, ku ai më pas edhe gjakosi në qafë një prej lojtarëve të Fejenord.

Në video, Janik Karrasko shfaqet i irrituar, teksa lojtarët e skuadrës e kishin të vështirë ta mbanin pasi ai po u vërsulej edhe kundërshtarëve të tjerë.

Kjo detyroi trajnerin Simeone që të hynte në fushë. Kanë qenë fjalët e tij që bënë që Karrasko të qetësohej e të largohej drejt dhomave të zhveshjeve, pasi u ndëshkua me karton të kuq për këtë sjellje./Opinion.al

 

Pas