Bota

Video/ Sherifi në SHBA “braktis” detyrën iu bashkohet protestuesve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 01/06/20 |
Opi Nion

SHBA janë përfshirë nga protesta të dhunshme pas vrasjes brutale nga policia të George Floydit në Minneapolis.

Protestat kanë bëra bashkë mijëra qytetarë të cilët shprehen kundër diskriminimit ndaj afrikano-amerikanëve, teksa janë përplasur me forcat e policisë.

Ndërkohë, një sherif në Michigan i është bashkuar protestës në Flint Toënship të dielën, duke ulur armën e tij ai tha se “dua ta bëjë këtë paradë dhe jo protestë”.

Sherifi Chris Swanson ka folur me protestuesit të cilët ishin takuar me oficerët e policisë të veshur me rroba ‘kundër rebelimit’.

Arsyeja e vetme që jemi këtu është të jemi të sigurte që ju keni zë, kjo është. Këta policë ju duan, policët këtej i përqafojnë njerëzit”, dëgjohet duke thënë Swanson në videot e publikuara në rrjetet sociale./ Opinion.al

Pas