Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në Detin e Zi.
Sipas BBC Ministria e mbrojtjes e Moskës tha se “HMS Defender” hyri në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë ndërsa një anije patrullimi lëshoi të shtëna dhe një avion luftarak lëshoi bomba në rrugën e saj.
Por Ministria e Mbrojtjes tha se anija po lundronte në ujërat e Ukrainës.
“Anija e Marinës Mbretërore po kryente kalim përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha MM.
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes tha se Rusët po kryenin një stërvitje me armë zjarri në Detin e Zi.
“Asnjë e shtënë nuk u drejtua te HMS Defender dhe ne nuk e njohim pretendimin që bomba u hodhën në rrugën e saj,” shtoi Ministria e Mbrojtjes .
Rusia tha se incidenti ndodhi pranë Kepit Fiolent në jug të Krimesë dhe pretendoi që anija britanike më pas ndryshoi kursin.
Fill pas ngjarjes, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes raporton Interfax./Opinion.al
Farewell to HMS DEFENDER ??
Thank you for a fantastic time in Odesa ??
Fair winds and following seas. ⚓?#StrongerTogether pic.twitter.com/xVSGKdNL4X
— UK in Ukraine ???? (@UKinUkraine) June 22, 2021