Rajoni

Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19, vetëm një viktimë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 23/06/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar një viktimë nga COVID-19. Viktima është nga komuna e Gllogocit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën (23 qershor) janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirus.

Shifra bazohet në testimin e 1,891 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Sipas njoftimit mjekët konstatojnë se 19 persona janë shëruar nga sëmundja, ndërsa raste aktive janë 165.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,693 raste pozitive. Prej tyre, 2,254 pacientë kanë vdekur dhe 105,274 janë shëruar./Opinion.al

Pas