Bota

Video/ Rusi, publikohen pamjet sekrete të shpërthimit bërthamor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:15 - 27/08/20 |
Opi Nion

Janë publikuar pamjet e shpërthimit më të madh bërthamor që ka ndodhur ndonjëherë, të shkaktuara nga “Tsar Bomba” mbi detin Baren në  vitin 1961. Këto pamje të cilat deri më tani ishin klasifikuar si sekrete, janë publikuar nga vet shteti rus.,

Fotografët sovjetikë u përpoqën të kapnin shpërthimin e shkaktuar nga bomba termo-bërthamore 50 megaton, e cila shpërtheu me forcën e 50 milionë ton eksplozivë konvencionale, ose e thënë ndryshe ishte 3,333 herë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës.

Kamerat ishin pozicionuar qindra milje larg shpërthimit, në dritë të ulët, të përshtatura që ndezja i bombës të mos i verbonte.

Pamjet, të cilat janë mbajtur të fshehta nga Kremlin për gati gjashtë dekada, u publikuan pak ditë më parë nga Rosatom, agjencia bërthamore shtetërore ruse, për të festuar 75 vjetorin e themelimit të agjencisë.

“Tsar Bomba”, e emëruar zyrtarisht RDS-220 nga ushtria ruse, ishte bomba më e madhe bërthamore e krijuar ndonjëherë, dhe u zhvillua në kulmin e Luftës së Ftohtë./ Opinion.al

Pas