Aktualitet

VIDEO/Rama të moshuarve: I’u kemi futur ushtarë në trup, të vrasin armikun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 30/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka vizituar qëndrën e vaksinimit në Rrëshen. Gjatë vizitës kreu i qeverisë iu kërkoi të moshuarve të vaksinuar të kenë kujdes derisa të krijohen antitrupat.

Siç shfaqet në video, kryeministri është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga të moshuarit e vaksinuar, teksa ka zhvilluar edhe biseda me ta.

Pjesë nga biseda:

E moshuara: Urime kryeministri më i madh dhe më i mirë i Europës.

Rama: Po po, më i gjatë i Europës.

E moshuara: Urime, suksese.

E moshuara tjetër: Kush thotë që nuk keni punuar, ju thafshin duart.

E moshuara tjetër: Rrofsh sa mallet, jam e lumtur që takova dhe kryeministrin.

Rama: Duhet me bo kujdes 2 javët e para sa të krijohen anti-trupat pastaj s’ka problem. Se ju kemi futur kështu ushtarë në trup sa të vrasim armikun, se po u afru armiku e vrasim, por duhet me i lënë një çikë ushtarët të rriten.

Qytetari: Fitore dhe 3 mandate të tjera kryeministër, suksese dhe fitore paç.

E moshuara: Të rujt Zoti. Kishim qejf me të pa.

Rama: Ja më patë.

I moshuari: Fitofsh dhe 3 mandate të tjera zoti kryeministër./Opinion.al

Pas