Aktualitet

VIDEO/ Rama nxjerr pamje të rrugës Palasë-Dhërmi, tregon në ç’fazë janë punimet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:27 - 02/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga punimet e rrugës Palasë-Dhërmi.  Kreu i qeverisë bën me dije se aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun. Më tej Rama thotë se kjo rrugë redukton trafikun dhe zhvillon turizmin bregdetar.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi ku aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar, ju uroj një ditë të bukur.”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas