Takimi i dytë radhazi që po zhvillon kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët, duket se është shoqëruar me një incident.
Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.
Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa duket se Ndreu që ishte duke folur është stepur në një moment dhe më pas ka vijuar të flasë.
“Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?!
Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, iu drejtua Rama.