Aktualitet

VIDEO/ Rama në depon farmaceutike: Ja ku ruhen vaksinat anti-COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 13/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar këtë të mërkurë ambientet e depos farmaceutike ku po ruhen vaksinat.

Gjatë vizitës, Rama tha se kjo është një përgjigje për skeptikët, që kanë hedhur në opinionin publik teori të ndryshme konsiprative mbi mënyrën sesi ruhen vaksinat në Shqipëri.

Punonjësja: Edhe këtu janë këto dy ngritësit, janë brenda standardeve, janë shumë të mirë.

Edi Rama: Një pyetje kam unë. Sikur të na kishte ndodhur kjo kur mos të kishim këto depot.

Manastirliu: Do të ishte shumë e vështirë, do të na duhej që të bënim një investim shumë të shpejtë.

Edi Rama: Pra vaksinat do të ishin në dorë të zotit, pasi këtu ka qenë magazinë për të ruajtur mollët e dardhat.

Manastirliu: Të shkojmë të shohim dhe ambientin tjetër.

Edi Rama: T’ua tregojmë dhe njerëzve se konsipracionet bëjnë punën e vetë.

Ka qenë shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP,  Silva Bino, e cila ka shpjeguar se si ruhen vaksinat në depot e ISHP-së.

Këtu është depoja që mbahen të gjitha vaksinat, të gripit, të fëmijëve. Përveç dhomat me frigorifer me plus 2 plus 8, ka dhe frigoriferë dhe minus 20. Këto janë frigoriferë që i kemi blerë vitin që shkoi”, tha Bino./Opinion.al

 

Pas